Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reguar në lidhje me zjarret që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Teksa shpreh mirënjohjen për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë për punën që po bëjnë për shkuarjen e zjarrit, Basha hedh akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Rama.

Sipas tij, Rama i heq helikopterin luftës së përballjes me flakët për ta përdorur atë për udhëtimet e tij.

Ndër të tjera, Basha shkruan se vendi ynë nuk ka fonde dhe mjete për të përballuar situatat emergjente sepse shteti përdoret si instrument për individët e privilegjuar dhe jo për qytetarët.

“Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij.

Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.

Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët”, shkruan Basha.

 

Artikulli paraprakDJE U SHËNUA VIKTIMA E PARË NGA ZJARRET NË GJIROKASTËR, RIAKTIVIZOHET NJË VATËR ZJARRI NË LUNXHËRI, ZJARRFIKËSIT DHE 100 USHTARË TË FA NË TERREN
Artikulli tjetërMUAJI I HAPUR I VAKSINIMIT, RAMA: SHFRYTËZOJENI, VAKSINA TË SHPËTON JETËN