Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.

“Forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë.

Po ashtu në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombolës së gazit znj. Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Jemi në ndjekje të situatës dhe në koordinim me strukturat në nivel qendror dhe vendor”, njofton ministria.

Artikulli paraprakBETOHEN 350 REKRUTË TË RINJ TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË KOSOVËS
Artikulli tjetërGAZA/ MBI 70 TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE NË 24 ORËT E FUNDIT