Bjeshkët e Rahovices në Malësi të Madhe jane perfshire nga nje vater e fuqishme zjarri, që po avancon me shpejtësi për shkak të ererave dhe temperaturave të larta. Situata paraqitet kritike, ndërsa zjarrfikësit po perballen me kushte tepër te veshtira per shkak të terrenit malor dhe mjeteve të kufizuara në atë zonë.
Sipas te dhenave zyrtare, ne terren jane angazhuar:
* 953 efektivë të Forcave te Armatosura,
* 56 mjete zjarrfikëse,
* 4 helikopterë,
* si dhe një avion “Canadair” i specializuar në fikjen e zjarreve, i ardhur nga Italia në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Zjarri në Malësi të Madhe është një ndër dhjetëra vatra aktive në vend. Operacionet për shuarjen e flakeve vijojne edhe ne keto zona te tjera problematike:
* Parku Kombetar i Lures – Diber
* Zall Gjoçaj – Mat
* Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
* Kalase – Delvine
* Markat – Konispol
* Piqeras & Sasaj – Himarë
* Fang & Kulme – Rreshen
* Dishnice – Korçë
* Parku i Prespes – Pustec
* Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
* Dragobi & Mali i Shkëlzenit – Tropojë
* Shëngjergj – Tiranë
* Kus – Vore / Shetel – Shijak
Strukturat vendore te emergencave civile dhe Agencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
(AKMC) janë ne gatishmëri te plotë. Forcat e
nderhyrjes po punojne per te mbajtur flakët
larg zonave te banuara dhe per te morojtur mjedisin natyror nga demet e pakthyeshme.

 

Artikulli paraprakAKSION NË PEDONALET E QYTETIT
Artikulli tjetërI VURI ZJARRIN VARREZAVE, ARRESTOHET SHTETASI