
Arqipeshkëvi I dioqezës Shkodër – Pult, imzot Giovanni Peragine, nisur nga situata e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga zjarri ka bërë thirrje që të ndihmohen banorët e zonave të shkatërruara nga flakët e ditëve të fundit.
“Të dashur Meshtarë, Rregulltarë e Rregulltare e të gjithë besimtarë të Dioqezës sonë,
Me zemër të rënduar dhe me shqetësim të madh ju drejtohem në këto dite kur lajmet e trishta qe vijnë nga zona e Gramshit në Elbasan dhe nga Delvina na prekin të gjithëve. Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar deme të mëdha: shume shtëpi janë djegur plotësisht dhe familje të tëra kanë mbetur pa strehë. Ky komunitet, qe edhe më parè perballej me varfëri të madhe, sot ndodhet në një gjendje te jashtëzakonshme dhe ka nevojë urgjente për ndihmën tonë. Në këté frymë vëllazërie dhe solidariteti ungjillor, ju ftoj qe të dielën e ardhshme, në të gjitha Meshët qe do të kremtojmë në Dioqezën tonë, te bejmë një mbledhje të posaçme lemoshe, te cilën do ta dërgojmë për te ndihmuar këta vëllezër e motra qe vuajnë. Po ashtu, kush ka mundësi, mund te kontribuojë edhe me ushqime bazë dhe produkte të nevojshme, të cilat do t’i grumbullojme dhe do t’i percjellim me shpejtësi drejt zonave të prekura.
Në këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time te perzemert për te gjithe misionarët dhe vullnetarët qe sherbejnë me dashuri të madhe në këto vende dhe të çdo personi qe është angazhuar në ndihmë te popullsisë së prekur. Shembulli i tyre eshtë një ftesë konkrete për secilin prej nesh që te bëhet mjet i dashurisë së Zotit në kohë nevoje. Le të mos mbetemi indiferenté perballe dhimbjes së tjetrit. Zoti na thërret te jemi dorë e shtrire për ata qe vuajnë, ashtu siç Krishti vetë na e ka treguar.” – përfundon thirrja e arqipeshkëvit Peragine.
https://youtu.be/F_Pi8fXZmQY






