Prokuroria shqiptare nis hetimet kryesisht në të gjithë vendin për zjarrëvënie të qëllimshme nga persona të ndryshëm të cilët sipas informacioneve të mbledhura nga agjencitë e inteligjencës kanë objektiv përfitimet dhe abuzimet me fondet publike dhe dëmtimin e pasurive natyrore.

Burime nga organi akuzës sqaruan se në të gjithë vendin tashmë po hetohet pas kallëzimeve dhe referimeve të bëra nga policia ku në më pak se 1 muaj janë 11 shtetas të ndaluar e proceduar për më shumë se 800 vatra zjarri në vend dhe 35 të dyshuar si të përfshirë në këto zjarre. Sipas verifikimeve të informacioneve për zjarret në terren prokurorëve u ka rezultuar se këto zjarre janë në 80% të tyre në zona të pabanuara, larg rrugëve kryesore dhe në zona malore cka hedh dyshime se zjarri nuk mund të ndizej vetë qoftë dhe nga temperaturat e larta.

Bazuar në këto referime dhe nga informacionet e raportuara nga shërbimet inteligjente grupi hetimor po analizon dhe të gjitha pagesat e kryera nga emergjencat civile, stacionet zjarrfikëse dhe pushteti lokal në vend, pasi përballimi i situatës së zjarrëve ka krijuar një faturë të kripur për buxhetin e shtetit.

Hetuesit sqaruan se do të kontrollojnë dhe veprimtarin e kryebashkiakëve të cilët dhe pse kanë detyrim ligjorë të krijojnë stacionet zjarrfikse në të gjithë vendin 23 bashki as e ofrojnë fare këtë shërbim dhe kjo sipas prokurorë është shpërdorim flagrant detyre cka bën me përgjegjësi penal drejtuesit lokal. Këto hetime kanë nisur vetëm 2 ditë më parë pasi është analizuar edhe një raport konfidencial i agjencive të inteligjencës ku rezulton se zjarret janë krijuar në mënyrë qëllimshme për të dëmtuar kurorat e gjelbra në vend dhe mjedisin.

Artikulli paraprakISHSH INSPEKTIME NË ZONA TURISTIKE
Artikulli tjetërKURSET PROFESIONALE, NË VERË RRITEN KËRKESAT