
Lezha u përball me një situatë të vështirë nga zjarret gjatë fundjavës që lamë pas, ku pati disa vatra problematike. Situata më e rënduar ishte në Malin e Shëngjinit dhe në zonën turistike të Tales. Favorizuar nga era e fortë dhe bimësia e dendur, flakët u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe zonat e banuara.
Përballë temperaturave të larta të verës, shërbimi zjarrfikës në Lezhë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë në kohë çdo rast zjarri.
Shërbimi zjarrfikës, ai pyjor, si dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile në Lezhë do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri gjatë gjithë stinës së verës, për përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen nga zjarret.






