Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së shtunës një sipërfaqe me bimësi, peme frutore dhe ferra në zonat e Manatisë dhe Barbullojes, në Lezhë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi ne disa drejtime duke rrezikuar disa banesa dhe një biznes aty prane.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat, me ndihmën e banorëve të zonës, arritën që pas rreth tre orësh përpjekjesh të vinin situatën nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të flakeve ne zonen e banuar.

Ne veprimet paraprake dyshohet se zjarri, mund te jete shkaktuar nga pakujdesia e ndonje banori .Nderkohe temperaturat e larta te diteve te fundit te cilat kane kapur vlerat e 38 gradëve Celsius, kane shtuar rrezikun e zjarreve ne Qarkun e Lezhes. Ne keto kushte Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, pasi shumica e vatrave të zjarrit dyshohet se shkaktohen nga pakujdesia ose janë të qëllimshme.

 

Artikulli paraprakTEMPERATURAT E LARTA PËRFSHIJNË VENDIN, MINISTRIA E SHËNDETËSISË APEL QYTETARËVE
Artikulli tjetërVELIPOJA MË PAK MUSHKONJA KËTË SEZON