Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkodër paraqitet serioze. Pëllumb Dani, shefi I emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër bën të ditur se pjesa më e madhe e zjarreve dyshohen si të qëllimshme ndërsa shton se situata më problematike mbetet në bashkitë Fushë – Arrëz dhe Vau Dejës ku ka patur riaktivizim të vatrave.

Një problem më të cilin po përballen repartet zjarrëfikëse, kryesisht ai në Shkodër është mungesa e efektivëve zjarrëfikës. Kreu I Emergjencave Civile thotë se ndryshe nga një vit më parë, është punuar me shtimin e mjeteve logjistike, ndërsa nuk do të mbetet pas as rritja e numrit të efektivëve të gatshëm për ndërhyrje.

Dani ka një thirrje edhe për qytetarët shkodranë që të jenë të kudjesshëm gjatë këtyre ditëve me temperature të larta ndërsa u bën thirrje të denoncojnë zjarrëvënësit

Dhjetëra efektivëve të reparteve zjarrëfiëkse, efektivë të policisë por edhe të Zonave të Mbrojtura janë angazhuar gjatë këtyre ditëve për neutralizimin e vatrave të zjarrit në pesë bashkitë e qarkut Shkodër. Në disa raste është bërë edhe ndërhyrja nga ajri, pasi ndërhyrja e zjarrëfiksve ka qenë e pamundur për shkak të terrenit malor.

Artikulli paraprakUEFA DHE FIFA JAPIN DRITËN JESHILE, MË 5 SHTATOR APLIKOHET VAR PËR KOMBËTAREN NË “AIR ALBANIA”
Artikulli tjetërPËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I “RRUGËS SË GËSHTENJAVE”