Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është përfshirë nga një valë e të nxehtit, ndërsa zjarrëfikësit u përballën me zjarre të reja.
Mbretëria e Bashkuar, e cila ndikohet nga një klimë e butë, pa për herë të parë temperatura më shumë se 40 gradë C.
Në Gjermani u shënua dita me e nxehtë e vitit deri tani, ndërsa në Portugali u rrit numri i vdekjeve nga nxehtësia e tepërt.
Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (ËMO) paralajmëroi se pritet që temperaturat të rriten sërish.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
“Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta,” tha shefi i WMO Peterri Taalas.
Përveç temperaturave rekord në Britaninë e Madhe, disa shërbime zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha pas një rritje të zjarreve.