Kjo është pamja e kodrës mbi qytetin e Laçit, pranë kishës së Shna Ndout. Si pasojë e zjarreve të viteve të fundit, masivi pyjor është zhveshur nga bimësia, duke lënë pas vetëm trungjet e djegura, të cilat ende nuk janë larguar për t’i hapur rrugë rigjenerimit natyror të zonës.
Kjo situatë vijon prej rreth tre vitesh, duke u bërë shkak për fenomene erozive, si dhe përmbytje në pjesën e poshtme të qytetit të Laçit.Si zgjidhja më e përshtatshme mbetet largimi i trungjeve të djegura, në mënyrë që të krijohen kushtet për ripyllëzimin e zonës.
Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin bën me dije se po përgatitet një projekt mbarështimi për këtë zonë dhe më pas do të ndërhyhet për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakKAMPUS UNIVERSITAR NË SHKODËR, REKTORI APEL POLITIKËS
Artikulli tjetërBESËLIDHJA E MBYLL FAZËN PËRGATITORE ME FITORE