Drejtoria e Shërbimt të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër ka nisur përgatitjet në prag të sezonit turistik duke shtuar numrin e efektivëve të zjarrfikëses. Bashkim Ramaj shefi i ndërhyrjes së Shërbimt e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër shprehet se 6 efektiv të rinj i janë bashkuar radhëve të zjarrfikëses në Shkodër por pavarësisht kësaj nevoja për rekrutimin akoma dhe më shumë efektivëve të tjerë është e madhe.

Ashtu si çdo vit në fillim të muajit qershor një ekip do të zhvendoset në plazhin e Velipojës duke qënë në gadishmëri të pushuesve.

Shefi i Ndërhyrjes së Shërbimt të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër ka një thirrje për qytetarët.

Me rritjen e temperaturave, përhapja e zjarreve është një fenomen që haset në mbarë territorin e Shqipërisë dhe një nga zonat më problematike mbetet qarku i Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKOLLA “LIRIA”, PROTESTË PËR LARGIMIN E DREJTORIT
Artikulli tjetërSHKODËR, EDICIONI I PESTË I FILMIT “EKRANI I ARTIT”