Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme një zonë në Grykë-Lumit të Njësisë Administrative Shënkoll në Lezhë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë frutore.

Flakët u konstatuan rreth orës 14:30 dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e mbetjeve bujqësore në tokat pranë zonës.

Zjarri u përhap me shpejtësi dhe preku një sipërfaqe prej rreth dy hektarë me pemë frutore. Menjëherë pas konstatimit të flakëve, banorët dhe familjarët e zonës u angazhuan për të frenuar përhapjen e tyre, ndërsa u përdorën edhe bote uji të transportuara me traktorë.

Situata u bë më e rrezikshme pasi flakët iu afruan një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Gjok Vata. Ndërhyrja e banorëve dhe më pas e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përfshirjes së banesës nga flakët.

Nga zjarri raportohet për dëme të konsiderueshme në pemët frutore. Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROJEKTI I SAZANIT DHE NARRATIVA PËR IZRAELIN/ RAMA: U NXIT NGA NJË “USHTRI USHTARËSH” JO REALË, TË KRIJUAR NË LABORATORËT E TEKNOLOGJISË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË FLAKË DHE NË SHTATOR/ 21 VATRA ZJARRI NË MBARË VENDIN. ZJARRE NË DIBËR, SHKODËR E FIER