
Disa ditë pas zjarrit që përfshiu banesat sociale në Shkodër, komuniteti rom vijon të përballet me kushte të vështira jetese. Zjarrii fundit i ka shtuar edhe më shumë pasigurinë dhe vështirësitë për këto familje. Banorët tregojnë se edhe përpara zjarrit, kushtet në banesat sociale ishin të papërshtatshme me probleme të vazhdueshme.
Një nga shqetësimet kryesore që ngrejnë banorët e komunitetit rom është edhe mungesa e ujit çka e bën edhe më të vështirë jetesën e përditshme.
Komuniteti rom kërkon ndihmë nga institucionet përgjegjëse për përmirësimit e kushteve në banesat e tyre si dhe furnizimin me ujë në mënyrë që të kenë një jetesë më të sigurt.