Zjarr në Gramsh, digjet një banesë në qendër të qytetit

Digjet një shtëpi në qendër të qytetit të Gramshit. Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së sotme. Një banesë një katëshe 20 m prapa turizmit në këtë qytet, u përfshi nga flakët. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë reparti i zjarrfikses të cilat bënë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve duke mbrojtur kështu përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Dëme në njerëz nuk ka, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e hedhjes pa kujdes e ndonjë cigare nga pjestarët e familjes. Pak ditë më parë në këtë qytet u dogjën krejtësisht 6 apartamente të një pallati dhe pësuan dëmtime të rënda 12 apartamente të tjera.