
Zjarri i rene mesditen e se martes ne restorantin e dasmave “Orkidea Palace” ne ane te superstrades Lezhe-Milot, prane fshatit Markatomaj dyshohet te jete shkaktuar nga nje shkendije elektrike ne pjesen e kuzhines se objektit.Ne kete konkluzion kane dale ekspertet e policise dhe sherbimit zjarrfikes pas veprimeve paraprake ne venin e ngjarjes, ndersa demet e shkaktuara jane te konsiderueshme.Kuzhina eshte shkrumbuar plotesisht nga flaket e zjarrit, ndersa pjese te tjera te objektit kane pesuar deme te pakta.Në lidhje me ngjarjen ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale edhe pronari i lokalit, këngëtari i njohur Zef Beka. Ai ka konfirmuar se situata është vënë nën kontroll dhe se po merren masat për rikthimin sa më të shpejtë në normalitet.
Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace.
Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit, u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme” shkruan Beka.
Nderkohe per shuarjen e zjarrit u nderhy brenda nje kohe te shpejte nga sherbimi zjarrfikes dhe struktura te tjera te emergjencave te bashkise Lezhe, ne nje operacion i cili zgjati dy ore dhe u permbyll pa deme ne jete njerezish dhe tek objektet e tjera perreth.






