Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një natë më parë një magazinë të përshtatur si lokal, në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani vetëm 6 prej tyre janë mundur të identifikohen. Autoritetet thonë se janë të përgatitur që numri i personave që kanë humbur jetën të rritet. Dyshimet janë që të jenë mbi 40, jetët e humbura në këtë tragjedi, mbi të gjitha pasi është kontrolluar vetëm 20 përqind e ndërtesës. Shefja e zjarrfikëses së Oakland, Teresa Deloche – Reed tha se në momentin e zjarrit në lokal kanë qenë rreth 100 persona. Në magazinën e vjetër, e njohur me emrin Ghost Ship (Anija Fantazmë) po zhvillohej një koncert me muzikë elektronike, gjatë orëve të vona të së premtes. Si pasojë e zjarrit, çatia e ndërtesës ra në katin e dytë, një pjesë e së cilës kaloi tejpërtej duke rënë në katin përdhesë. Sipas autoriteteve, ndërtesa nuk ka patur sistem alarmi apo sistem kundër rënies së zjarrit, duke bërë që zjarrfikësit të mos sinjalizoheshin dot në kohë. Ajo që bëri që flakët të merrnin me shpejtësi dhe ia vështirësuan punën zjarrfikësve ishte edhe fakti se magazina e improvizuar ishte e mbushur me manekinë, mobilje e koleksione dhe ishte si labirint.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2017-ËS, RAMA: DO TË RRITEN PAGAT DHE PENSIONET
Artikulli tjetërZAEV: LSDM DO TË MARRË MË SHUMË VOTA NGA SHQIPTARËT SE BDI