Situata nga zjarri në malin e Manatisë në Lezhë vijon të jetë shqetësuese. Flakët janë përhapur në anën jugore të malit, në drejtim të fshatit, duke iu afruar zonës së banuar.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit po vijon edhe nga ajri, me një helikopter, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë janë pozicionuar pranë banesave për t’i mbrojtur ato nga përhapja e flakëve.

Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa era favorizon përhapjen e zjarrit në terrenin me shkurre dhe bimësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS ZBATIMI SKEMËS TË “TREGJEVE TË LAGJEVE”
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE/ ZBULOHET SHKRESA E KQZ PËR PARTITË POLITIKE