Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi mëngjesin e sotëm në QSUNT personat e lënduar nga zjarri i pasdites së djeshme, për t’u njohur nga afër me gjendjen e tyre shëndetësore dhe ecurinë e trajtimit.

Sipas mjekëve, zjarrfikësit e lënduar paraqiten në gjendje të mirë dhe pritet të dalin nga spitali gjatë ditës së sotme.

Gjatë vizitës, zëvendëskryeministrja Koçiu shprehu vlerësim dhe mirënjohje për ndërhyrjen e tyre të guximshme dhe profesionale, e cila mundësoi shpëtimin e jetëve dhe shmangien e pasojave të rënda për banorët e pallatit të përfshirë nga flakët.

Artikulli paraprak50 EFEKTIVË, 2 HELIKOPTERË DHE 8 ZJARRFIKËSE PO PUNOJNË PËR SHUARJEN E FLAKËVE QË DOGJËN PALLATIN NË TIRANË
Artikulli tjetërDJEGIA E PALLATIT NË TIRANË, REAGON KRYEMINISTRI RAMA: DO TË RINDËRTOHET 100% NGA VETË NDËRTUESI