
Kryebashkiaku Benet Beci ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pë zjarrin e rënë në Shkodër. Beci shprehet se kemi të bëjmë me një krim mjedisor që meriton një dënim të rreptë ligjor.
POSTIMI I PLOTË
Një vatër zjarri është evidentuar gjatë pasdites në hyrje të qytetit. Menjëherë, mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur ta izolojnë flakën.
Sipas të dhënave, në këtë rast kemi të bëjmë me një krim mjedisor, që meriton një dënim të rreptë ligjor për ndotjen e shkaktuar ndaj banorëve të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.







