Një vatër zjarri u evidentua gjatë mbrëmjes ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Shkodrës. Menjëherë pas njoftimit, mjetet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe arritën të izolonin flakët, duke shmangur përhapjen e tyre. Agim Ponari, drejtor I repartit zjarrëfikës Shkodër, bëri me dije se dy orët e para kanë qenë më të vështirat, për shkak të intensitetit të flakëve. Ai shtoi se ekipet kanë vijuar punën gjatë gjithë natës për të shuar plotësisht vatrën dhe për të ndaluar riaktivizimin e zjarrit.
Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë ndezur për shkak të djegies së mbetjeve në një subjekt në lagjen Bahçallek, duke shkaktuar ndotje të mjedisit në zonën përreth. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa në zonën përreth nuk ka patur banesa apo biznese, ndërsa në vendngjarje vijojnë të qëndrojnë mjete zjarrfikëse për të monitoruar situatën.
Drejtoria e Zjarrfikëses apelon për kujdes më të madh nga qytetarët, duke theksuar se pakujdesia mbetet një nga shkaqet kryesore të zjarreve, dhe i bën thirrje banorëve të mos djegun mbetje, për të shmangur dëmet në mjedis dhe rrezikun e flakëve

Artikulli paraprakRISI NË SHQIPËRI NDËRHYRJA E MJEKËVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërNDOTJA E MJEDISIT, ARRESTOHET PRONARI I LANDIFILLIT