Zbulohet shkaku i rënies së zjarrit në supermarketin e lagjes nr.6 në Durrës mbrëmjen e së dielës. Në fakt bëhet fjalë për një vajzë 11-vjeçare, që ka ndezur zjarrin brenda ambienteve të supermarketit për arsye të paqarta.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se “Më datë 28.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.L., 11 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, në supermarket të shtetasit N.B., vjeç 50, banues në Durrës, ka ndezur një zjarr, ku janë djegur disa enë plastike. Neni 151 i Kodit Penal”. Veprimi i paprecedentë nga ana e 11-vjeçares mbetet ende i pazbardhur. Burime nga policia e Durrësit pohuan për “DurrësLajm” se para uniformave blu, vajza nuk ka preferuar të flasë e të japë detaje kur është marrë në pyetje. 11-vjeçarja, bijë e një familjeje të rregullt, nuk ka pranuar që ta ketë ndezur zjarrin për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm, apo të jetë instruktuar nga ndonjë person tjetër.

Policia po heton rreth rastit të pazakontë për të zbardhur motivet e një vogëlusheje që tenton të vërë zjarrin në një supermarket të qytetit.

Artikulli paraprakKAPET NË STACIONIN E AUTOBUSIT ME HEROINË
Artikulli tjetërSHMANGET TRAGJEDIA NJË FAMILJE,BABAI TENTOI TE VRISTE DJALIN