Shpërthimi i fuqishëm i bombolave të gazit në velipojë është dëgjuar në një pjesë të konsiderueshme të plazhit. I pari që ka mbërritur në vendngjarje është Zef Zefi, 62 vjeçari i cili është mik i familjes Gjoka që u përfshinë nga flakët mëngjesin e sotëm. Miku i familjes rrëfen se kishte dalë për të blerë një buk dhe ka dëgjuar shpërthimin dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli i miqve të tij kur ka gjetur në një pishinë brenda oborrit të hotelit anëtarët e familjes Gjoka në një gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marrë nga flakët e zjarrit.

62 vjeçari shprehet se familja Gjoka jetojnë në Lezhë dhe mbrëmë kanë ardhur tek hoteli për ta pastruar dhe për ta bërë gati për të pritur ndonjë pushues pasi i kishte thënë bashkëshorti i të dëmtuarës dhe babai i tre fëmijëve që u plagosën i cili ndodhet në Itali por në mëngjes ndodhi ngjarja e rëndë.

Pasi kanë marrë lajmërimin zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje duke bërë shuarjen e flakëve dhe po ashtu edhe grupi i mjekëve duke i dhënë ndihmën e parë bashkë me disa persona të tjerë që qëlluan aty afër në momentin e atij shpërthimi të fuqishëm.