Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin. Transportimi i 4 të lënduarve rëndë është kryer me autoambulanca të specializuara të urgjencës kombëtare dhe një spitali privat. Dërgimi për trajtim të specializuar në Itali erdhi për shkak të gjendjes tejet rënduar shëndetësore.

Transferimi vjen 48 orë pas ngjarjes dhe qëndrimit në reanimacionin e QSUT. Karëe anëtarët e familjes Gjoka, nëna 40 vjeçe dhe tre fëmijët e saj 19, 15 dhe 12 vjeç pësuan djegie masive të trupit të gradës së tretë nga shpërthimi i gazit në një sipërfaqe 60-90% të trupit. Mjekët e djegie-plastikës e cilësuan gjendjen shëndetësore si tepër kritike për jetën ndërsa jashtë kamerës mjekët thanë se të lënduarit nuk kishin dalë ende nga shoku postraumatik.

Dërgimi i katër të lënduarve drejt Italisë është bërë privatisht. Babai i tre fëmijëve dhe bashkëshorti i 40 vjeçares ka kërkuar që transportimi drejt Italisë të bëhet që ditën e parë me avion duke marrë përsipër shpenzimet por mjekët nuk kanë dhënë siguri në atë moment të parë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore duke bërë që transportimi i tyre të bëhet pas 48 orësh edhe pse gjendja e tyre vijon që të jetë e rënduar.

Mëngjesin e 4 korrikut rreth orës 6:45 hoeli 3-katësh në Velipojë që ndodhet përballë rrugës 5 u përfshi nga flakët si shkak i rrjedhjes së gazit nga një bombol gazi që ndodhej pas hotelit në një dhomë që përdorej si magazinë. Familja Gjoka, nëna Alketa Gjoka 40 vjeçe dhe tre fëmijët e saj Daniela Gjoka 19 vjeçe dhe K.Gj dhe E.Gj përkatësisht 15 dhe 12 vjeç shkuan një natë përpara tek hoteli i tyre me idenë për ta bërë gati dhe për të pritur pushues.

Në mëngjes 40 vjeçarja ka dashur që të bëjë një kafe por menjëherë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm duke plagosur vetë Alketa Gjokën dhe tre fëmijët e saj. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe ambulance e Velipojës duke bërë transportimin e tyre drejt spitalit të Shkodrës dhe nga aty në spitalin e Tiranës për mjekim të specializuar ndërsa tashmë janë dërguar drejt Italisë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ka dhënë shkaqet që dërguan në shpërthimin e bombolave të gazit duke sqaruar se shpërthimi dhe zjarri ka ndodhur në katin e parë të hotelit tre-katësh. Në njoftim thuhet, se “dyshohet se shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N, nga një nga bombolat e

kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës, si pasojë e neglizhencës. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesia njerëzore.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDAHET NGA JETA MESHTARI DOM RUDI BORSTNIK
Artikulli tjetërQYTETARËT: RIPARONI STOLAT NË PEDONALEN E MOLOS