Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Kamar të Vermoshit, zona më e thellë ku deri më sot nuk ka pasur as prerje drurësh. Sipas te dhenave qe raportohen nga vendi ku ka rene zjarrri behet me dije, informon se pritet ndërhyrja nga ajri me helikopterë nga Malzi i zi, ndërkohë që është shuar vatra në Selcë.

50 ushtarë dhe dy forca zjarrfikëse, së bashku me shtabin e emergjencave ndodhen në vendngjarje, po ashtu kanë shkuar edhe prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani dhe kreu i bashkisë se Malësisë së Madhe. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se zjarrvënie mund të jetë e qëllimshme.

Artikulli paraprakITALIA NË VALË PROTESTASH, KUNDËR RENZIT
Artikulli tjetërIKMT ZBARKON NË SHKODËR, NISIN PRISHJET