Zjarri përfshin automjetin ne levizje

 

Një automjet u përfshi nga flakët në orët e pasdites në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në afeësi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Sipas dëshmitarëve, automjeti tip “Citroen” dyshohet të ketë marrë flakë për shkak të një defekti teksa ishte në lëvizje. Zjarrfikëset mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, por trafiku i rënduar në zonë bëri që ndihma të jepej nga ana tjetër e rrugës.