Zjarri përfshin dy banesa ,dëme materiale

Flakët e zjarrit kanë përfshirë dy banesa në lagjen 5 maji në Elbasan. Banesa është në pronësi të shtetasit Ali Çili. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e flakëve. Zjarri rrezikon të përfshijë edhe banesa të tjera e po punohet për fikjen e tij. Dëme në njerëz nuk ka por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas të dhënave të para shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike pasi gjatë paradites në këtë lagje ka pasur kufizime të saj.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË TIRANË, AMBULANCA HUMB RRUGËN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NËNSHKRUAN NJË MARRËVESHJE ME JAPONINË PËR KADASTRËN DIXHITALE