
Një zjarr I fuqishëm ka përfshirë sipërfaqe të mëdha në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperatuarve të larta, duke rrezikuar banesat përreth dhe bagëtitë. Drejtori I repartit zjarrëfikses në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj tregon se ndërhyrja në këtë vatër zgjati mbi 4 orë për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasava të flakëve. Aktualisht zjarri në Kamicë është stabilizuar, shërbimet zjarrëfikës mbeten në gatishmëri për të shmangur riaktivizimine vatrës,
Ndërkohë, vetëm gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e Malësisë së Madhe janë rregjistruar 7 vatra zjjari, të shpërndara në zona të ndryshme.
Struktuar e emergjencës apelojnë për kujdes maskimal nga qytetarët, pasi një pjesë e zjarreve dyshohet se shkaktohen nga pakujdesia, si ndezja e zjarreve në natyrë apo e mbetjeve.






