11 familje janë në qiell të hapur. Zjarri i rënë një ditë më parë tek banesat e ish konviktit të shkollës Veterinare në Shkodër i ka shkrumbuar gjithçka. Banesat e 11 familjeve janë djegur e ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme nga uji. Në total janë afro 60 persona që momentalisht janë të pastrehë dhe nuk e dinë se ku të shkojnë sepse nuk u ka mbetur asgjë.

Mes familjeve të dëmtuara ka edhe invalid ndërsa një grua pësoi gjendje të fikti. Të dy tregojnë se jetonin mes shumë problemeve dhe tashmë pas kësaj fatkeqësie situata e tyre është vështirësuar jashtëzakonisht shumë.

Një person i cili ka qenë brenda banesës si shkak i pakujdesisë ka lënë një ngrohëse me korent dhe nga aty është përhapur flaka. Ky shtetas mendohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka lajmëruar për zjarrin. Flakët janë përhapur duke dëmtuar 11 familje në total banesat e të cilëve janë djegur dhe 60 persona momentalisht ndodhen të pastrehë.