Mesditën e së mërkurës, katër baraka të komunitetit rom u përfshinë nga flakët, ku si pasojë u shkrumbuan totalisht. Shkak I zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht në momentet e zjarrit nuk ka patur persona brenda.

Kryetari I komunitetit rom, Zamir Kruja ka qenë I pari që ka identifikuar zjarrin dhe me ndihmën e djemve të tij ka ndërhyrë për të shuar flakët deri në momentin që ka mbërritur zjarrëfikësja.

Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen baraket, banori tregon se ndihen të frikësuar nga zjarret. Fatmirësisht kësaj here nuk pati dëme dhe banesat modeste ishin të pabanuara, por nuk dihet nëse mund të jenë kaq me fat në një herë të dytë shprehet Kruja.

Fatmirësisht si shkak I zjarrit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëm materiale. Problemet me të cilat përballet komuniteti rom në Shkodër janë të shumta, ndërkohë që mbështetjen nga institucionet nuk e kanë patur prej vitesh.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ÇMIMI I PESHKUT NË TREGJE U UL ME 50%”
Artikulli tjetërOFL ZBARKON NË SHKODËR, U KËRKON DEKLARIMIN E PASURISË 4 TË DËNUARVE PËR KANOSJE DHE DROGË