Pas zjarrit që rrezikoi me dhjetra banesa në fshatin Mali Hebaj, të njësisë administrative Bërdicë, ajo çfarë ka mbetur është vetëm frika e banorëve për një tjetër zjarr që mund të kërcënojë jetët e tyre por edhe dhjetëra hektarë sipërfaqe toke e shkrumbuar. Kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia takoi nga afër banorët të cilët I shpëtuan flakëve të zjarrit, ndërsa tha se duhet të dënohen personat përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Fshati Mali hebaj ishte një nga zonat ku mes drekën e së hënës janë regjistruar disa vatra zjarri. Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e efektivëve zjarrëfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e banesave nga zjarri.

Në këtë zonë, vetëm një shtëpi ka patur dëmtim të pjesshëm, ndërsa në shtëpitë e tjera janë shënuar dëme materiale vetëm në pjesët rrethuese të tyre. Një zjarr I ngjashëm ka ndodhur edhe gjashtë vite më parë thonë banorët ku dëmet e shkaktuara kanë qenë të ngjashme me ato të një dite më parë.

 

Artikulli paraprakBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, UL ME KATËR LEKË NAFTËN
Artikulli tjetërPREFEKTJA ANGONI: ASNJË DENONCIM PËR ZJARRET E QËLLIMSHME