Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit. Gjatë mëngjesit të kësaj të diele ka patur një përmirësim në situatën e krijuar në siëprfaqet pyjore të malit të Tërbunit. Zjarri në këtë zonë është ëprhapur prej tre ditësh ndërsa kanë majftuar pak caste për të përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore. Aktualisht, është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo prendimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli.

Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km. Një helikopter prej herët në mëngjes është angazhuar për hedhjen e Ujit nga Ajri në zonen më problematike të vatres së zjarrit.

Ne Terbun kane marre pjese ne operacion 150 ushtare dhe rreth 60 forca te MZSH, sektorit pyjor dhe konunitetit te mbeshtetur edhe nga helikopteret nga ajri, pershkuar dhe djegur rreth 40 ha, ndersa ne Flet te bashkise F.Arrez kane marre pjese rreth 70 forca te NjA Blerim dhe jane mbeshtetur edhe me helikopteret nga ajiri, jane pershkuar dhe djegur rreth 35 ha. (Pishe, lis dhe shkurre) Te dy operacionet jane ndjekur dhe monitoruar nga drejtuesit kryesor te Autoritetit Kombetar te Emergjencave Civile, Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, N/Prefekti dhe drejtuesit e bashkive perkatese.

Vatra e zjarrit ne Flet te Bashkise F.Arrez, vazhdon te jete shume aktive dhe po monitorohet nga struktura te organizuara nga Bashkia. Nga bashkia marrin pjese ne operacion rreth 50 forca te mbeshtetur nga 50 forca te ushtrise dhe me fluturimet e helikoptereve nga ajri. Sot jane gjetur edhe disa predha ne zonen e Rezervuarit te Kukajve ne territorin e Bashkise Puke per te cilin kemi kerkuar ekspertet perkates per neutralizimin e tyre..

Artikulli paraprak59 VIKTIMA NGA PËRMBYTJET NË TURQI, PO KËRKOHEN TË ZHDUKURIT
Artikulli tjetërARTIZANIA BËN ART ME MATERIALE TË RICIKLUESHME