Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar totalisht një shtëpi në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës.

Në banesën e Sokol Trieshit nuk ka mbetur asgjë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në momentin e zjarrit për fatin e mirë asnjë prej 5 anëtarëve të familjes Trieshi nuk kanë qenë brenda banesës. Ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit po dyshohet për një pakujdesi të momentit. Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje por flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke mos patur mundësi që të shpëtojë asgjë. Një i afërm i familjes Trieshi kërkon ndihmë nga institucionet por edhe të gjithë ata që mund të japin një kontribut për të kapërcyer këtë moment të vështirë duke qenë se kryefamiljari Trieshi duhet ta nisë nga pika zero. Dëmi i shkaktuar në banesën e familjes Trishi shkon në dhjetra million duke qenë se aty nuk ka mbetur asgjë ndërsa e vetmja mundësi për të rikthyer shtëpinë në gjendje normale është ndihmesa institucionale dhe e atyre që kanë mundësi të kontribuojnë.

Artikulli paraprak“PULËBARDHA” NJË SHTËPI FAMILJE I SHTOHET SHKODRËS
Artikulli tjetërPUNËSIMI, ADEMI PËR TË RINJTË: QEVERIA BËN POLITIKAT