Një banese 1 kateshe u shkrumbua nga zjarri në Zejmen të Lezhës, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth ores 21 e 30 minuta të së mërkures ne fshatin Markatomaj të Lezhës dhe flaket fillimisht u shfaqen në njëren nga dhomat e më pas u përhapen në të gjithë banesen.

Ka qenë i zoti i shtëpisë Vasil Kola i cili ka konstatuar zjarrin dhe ka njoftuar shërbimin zjarrfikes.Këta të fundit mbërriten menjëhere në adresen e dhenë dhe ndërhynë në shuarjen e flakeve, por pa arritur të shpëtojnë asgje brenda shtepisë orenditë e së ciles u shkrumbuan plotësisht.

Dëmet e shkaktuara në këtë banese jane te konsiderueshme, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË FAL TARIFEN E SHËRBIMEVE
Artikulli tjetërSHFAQJA “AGNESA E ZOTIT” NË TEATËR