
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në zonën e Kryebushatit ku një zjarr I përmasave të mëdha ka përfshirë nje prej supermaketeve “SPAR” duke shkaktuar dëme të mëdha materiale
Sipas policisë flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në vendngjarje kanë ndërhyrë disa mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Vau-Dejës dhe Lezha, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth.
Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit objekti ka qenë i mbyllur.
Shkaqet e rënies së zjarrit sipas policisë vendore të Shkodrës janë për shkak të një shkëndije elektrike. Ndersa mësohet se supermarketi kishte vetëm pak dite që ishte hapur






