Eshte shuar pas 3 ditesh aktive, vatra e zjarrit ne zonen e Vermoshit ne rrethin e Malesise se Madhe. Ka qene nderhyrja nga ajri permes helikopterit te ardhur nga Mali i zi qe ka shuar vatren ne zonen e Tamares, ndersa me heret vatra aktive ne Selce u shua nga nderhyrja e sherbimit zjarrikes te Shkodres me ane te 2 mjeteve dhe 50 forcave te ushtrise. Demet e shkaktuara kane qene te konsiderueshme ne kuroren e gjelbert ndersa dyshohet qe zjarri ka qene i qellimshem.
Por nga ana tjeter, kryeplaku I fshatit ka edhe nje apel per shtetin shqiptar, vendosjen e nje antene komunikimi ne menyre qe kjo zone te mos jete e izoluar. Nder vite kjo ka qene pjesa e vetme e paprekur nga prerjet e paligjshme te pyjeve nga mungesa e rruges. Dyshohet se zjarri eshte vene qellimisht per hapjen e rruges. Policia ka nisur hetimet mbi kete rast.