“Ndaj Flamurtarit kërkojmë një rezultat pozitiv”. Kështu shprehet trajneri i Vllaznisë Luan Zmijani edhe pse pranon se në transfertë ndaj vlonjatëve është një sfidë e vështirë.Tekniku i kuqebluve tregon edhe problemet që kanë disa nga lojtarët me dëmtimet.

Sa i përket arbitrimit, në këtë fillim kampionati, trajneri Zmijani bëri thirrje që gjyqtarët dhe FSHF të distancohen nga sulmet që po i bëhen Vllaznisë.Vllaznia vjen në përballjen ndaj Flamurtarit pas 3 humbjeve radhazi në kampionat si dhe pas 11 ndeshjeve në total pa fituar. Ndaj vlonjatëve skuadra shkodrane shpreson të bëjë kthesën e shumëpritur.