NGA KAMPIONATI SHQIPTAR ËSHTË BISEDUAR PËR TË AFRUAR DY LOJTARË. Vllaznia është duke vijuar qetësisht seancat stërvitore duke bërë të mundur kështu që afrimet e realizuara deri tani të gërshetohen më lojtarët e tjerë të ekipit. Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani vazhdon të presë të tjera përforcime pasi 4 lojtarët e ardhur deri tani nuk mjaftojnë.

Ndër të tjera tekniku i kuqebluve ka theksuar se skuadra është në bisedime me dy lojtarë që kanë luajtur në kampionatin Shqiptar të Futbollit. Përsa i përket tre lojtarëve malazezë ato kanë dalë në stërvitje ditën e mërkurë për të vazhduar kështu me ritmin e lojtarëve të tjerë të ekipit. Ndërkohë që deri ditën e hënë ku do të jetë miqësorja me ekipin e Zetës me shumë mundësi do të kemi të tjera afrime dhe kontrata të reja.