“Shorti për kampionatin europian të futbollit “Francë 2016″ i jep një shans Shqipërisë për t’u kualifikuar në grupe”. Ky është mendimi i specialistit të futbollit Hysen Zmijani, ish-futbollist i kombëtares i cili thotë se Shqipëria duhet të tentojë në grupin A me ekipe si Rumania, Zvicra e Franca.

Zmijani nuk e sheh si një përballje shqiptarësh ndeshjen Shqipëri-Zvicër por si një sfidë ku duhet të mbizotërojë profesionalizmi dhe jo ndjenjat. Zmijani përballjen e dy vëllezërve Xhaka në fushë, Graniti që luan për Shqipërinë dhe Taulanti për Zvicrën e quan të bukur por sërish mbeten kundërshtar në fushë. Përbërja e grupit A ku ka vënë përballë Shqipërisë edhe Francën, Zvicrën dhe Rumaninë ka ngjallur shpresë se kuqezinjtë munden që të shkojnë më tej në ndjekje të ëndrrës së madhe që është edhe ëndrrae një kombi të tërë.