
Zogaj me potencialin e saj turistik mbetet ndër atraksionet kryesore në Shkodër .
I vendosur buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit ky fshat piktoresk ofron një peisazh mahnitës për vizitorët.
I njohur për peshkimin dhe punimet artizanale Zogaj tashmë me investimet në infrastrukturë është kthyer në destinacion tërheqës, duke promovuar natyrën, traditën dhe historinë e këtij fshati
Ndërsa pritet që Zogaj të ketë një rritje të vizitueshmërisë banorët thonë se investimet në brendësi të fshatit nuk janë te realizuar plotësisht.
Ndërkoh shqetësim për banorët mbetet edhe mungesa e certifikatave të pronësisë çka i pengon të investojnë në pronat e tyre
Investimi për rikonstruksionin e rrugës panoramike Shirokë – Zogaj po vijon ku po bëhet edhe hedhja e shtresës së parë të asfaltit, ndërsa diten e sotme po punohej edhe në pikën kufitare ku do të vendoset edhe pika doganore






