Sezoni i ri turistik e ka gjetur fshatin piktoresk të Zogajve në një gjendje jo të zakonshme mes kantierit të ndërtimit dhe vizitorëve. Investimet në infrastrukturë, që kanë nisur prej disa muajsh, e kanë kthyer zonën në një hapësirë të vështirë për kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar kushte jo plotësisht të përshtatshme për pushuesit. Pavarësisht pluhurit dhe vështirësive në lëvizje, besnikët e kësaj zone nuk i janë shmangur fshatit buzë liqenit. Mes tyre nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët vazhdojnë ta frekuentojnë Zogajn për natyrën dhe mikpritjen.

Edhe pse përballen me pasojat e punimeve në pikun e sezonit, banoret e Zogajve shprehen optimistë se përfundimi i projektit do t’i japë fshatit infrastrukturën që i ka munguar prej vitesh.

Me mbylljen e këtyre investimeve, Zogaj pritet të marre një pamje të re infrastrukturore, duke premtuar kushte shumë më të mira për zhvillimin e turizmit në të ardhmen.

https://youtu.be/cXPZhVLJKn0

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRGATITJET PËR VITIN E RI SHKOLLOR NË LEZHË
Artikulli tjetërTATIMET KONTROLLE NË BIZNESE , 13 SHKELJE TË KONSTATUARA