Rruga Shirokë – Zogaj e cila është me ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit në bashkinë Shkodër pritet të nisë brenda pak javësh. Kështu u deklarua rreth një vit më parë në një nga mbeldhjet e këshillit bashkiak të Shkodrës. Këto punime duket se mbeten vetëm fjalë pasi kjo rrugë edhe pse pjesë e një pike turistike tepër të frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj vazhdon të mbetet problematike sa I takon lëvizjes së mjeteve në bashkinë Shkodër. Qytetarët shprehen se duhen marrë masa më patjetër dhe se ndihen të rrezikuar për jetën e tyre për shkak të ngushtësisë që ka ky segment.

Sipas projektit të prezantuar korrikun e vitit të kaluar rruga e re do të ishte 6 metra e gjërë me korsi biçiklete dhe aksese në zonat e plazhit ndërsa do të shmangte qendrën e Zogajve duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi. Rikonstruksioni I saj do t’I shërbente edhe turizmit përmes pikës kufitare me Malin e zi. Por ky projekt ka mbetur pa u realizuar e nga ana tjetër pala malazeze e ka përfunduar asfaltimi I rrugësprej kohësh por në Shkodër këto punime kanë mbetur vetëm në letër.

Artikulli paraprakDEBATE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 22 KORRIK 2023