
Aksi rrugor Shirokë – Zogaj është një nga më problematikët sa I takon lëvizjes së mjeteve në bashkinë Shkodër. Zgjerimi I rrugës së ngushtë dhe vënia në dispozicion të banorëve të zonës por edhe turistëve të shumtë ka mbetur një premtim electoral prej vitesh.
Ndërkohë, janë vetë banorët e zonës, por edhe qytetarët që frekuentojnë fshatin Zogaj të cilët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, për të përmriësuar kushtet e jetesës së dhjetëra familjeve. Ata thonë se gjendja e amortizuar e rrugës po largon turistët.
Rikonstruksioni I rrugës që parashikonte zgjerimin dhe hapësirën e trotuareve dedikuar pedaluesve të biçikletave është premtuar disa herë në vitet e fundit. Rruga do t’I shërbente edhe turizmit përmes pikës kufitare me Malin e zi, por në një kohë që në anën malazeze ka përfunduar asfaltimi I rrugës, në Shkodër premtimet kanë mbetur vetëm në letër.






