Kjo rrugë njëkalimshme të çon në zonën turistike të Zogajve.

Nuk ka vend për t’u ndërruar dy makina dhe gjithnjë është rrezik aksidentesh. 20 vite janë bërë që Zogajt janë pjesë e bashkisë Shkodër por infrastruktura mbetet problem. Banorët e Zogajve kërkojnë që rruga të zgjerohet. Ky mal ka veç gurë e pjesë shkëmbore. Para 25 viteve Taraboshi gjelbërohej plotësisht nga sherbela e cila vitet e fundit është shkulur bashkë me rrënjë duke sjellë një dëm të madh. Nëse sherbela vazhdon të shkulet, infrastruktura të mos përmirësohet e liqeni të degradojë atëherë në Zogaj nuk do të shkojë më askush dhe do mbetet në zonë e braktisur teksa shenjat e para po jepen.

Artikulli paraprakTË PËRMBYTURIT ARRIJNË MARRËVESHJE ME BASHKINË
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE, BASHKIA SHKODËR NË MBROJTJE TË PROTESTUESVE