
Ka nisur rikonstruksionin e rrugëve në zonën e Fermentimit, në Shkodër. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci.
POSTIMI I PLOTË
📍 Zona e Fermentimit, Shkodër
🏗️🚧 Bashkia Shkodër ka nisur rikonstruksionin e rrugëve në këtë lagje, fituese e programit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zonat informale.
✅ 3.2 km rrugë
✅ 1000+ banorë përfitues
✅ Investime në rrugë, kanalizime, ujësjellës & ndriçim