Kryeministri, Edi Rama, ka vënë edhe njëherë në shënjestër korrupsionin në gjyqësor, duke deklaruar se problemi tek drejtësia nuk qëndron tek ekzistenca e disa gjyqtarëve të korruptuar, por sipas tij i gjithë sistemi operon si një korporatë fitimprurëse.

 

Deklaratën Rama e bëri ndërsa ishte i ftuar tek“ Zona e konfliktit”, një emision mjaft i ndjekur i Deutsche Ëelle.

“Shqipëria nuk ka vetëm gjyqtarë të korruptuar, ne kemi një gjyqësor tërësisht të korruptuar, që operon si një kompani fitimprurëse,” tha Rama për gazetarin britanik Tim Sebastian.

RAMA RIPËRSËRIT IDENË, SE EUROPA KA NEVOJË PËR BALLKANIN

Gjatë kësaj interviste, Rama përsëriti se Europa ka nevojë për shtetet e Ballkanit, njësoj siç shtetet e Ballkanit kanë nevojë për Europën.

Sipas tij, fantazmat e së shkuarës mund të rrezikojnë rajonin.