
Dëmtimi i zonës muzeale të qytetit vijon të mbetet një fenomen i përsëritur në qytetin e Shkodrës.
Dëmtime të shpeshta ka pasur tek ndriçuesit elektrikë dhe koshat e vendosur në zonën e pedonales. Sa i përket mirëmbajtjes, drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër thotë se është përgjegjësi e bashkisë, ndërsa DRKK ka rol mbikqyrës dhe mbështetës kur alokohen fonde.






