
Problematika e ngritur nga Star Plus pak ditë më parë mbi gjendjen e amortizuar të banesave karakteristike në zonën muzeale të Gjuhadolit u trajtua edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak. Këshilltarja e PD Gloria Shllaku kërkoi që të merren masa, pasi këto banesa janë një kërcënim për vizitorët e kësaj zone.
Ndërkohë, drejtori I Policisë Bashkiake, Sajmir Rrustemi garantoi se do të merren masa.
Më tej, këshilltarët bashkiakë trajtuan edhe problematika të tjera të qytetit.