Gjate viti 2016 është dyfishuar numri i turisteve ne zonat e mbrojtura te qarkut Shkodër.

Drejtori Agim Dardha thotë se kjo është arritur fale një sere masash te marra nga ky institucion siç është vendosja e tabelave informuese apo zyrave Info Point. Drejtori Dardha tregon edhe objektivat për vitin 2017-të duke vene theksin sidomos tek shpallja e Parkut Kombëtare te Alpeve. Ne qarkun e Shkodrës numërohen disa zona te mbrojtura, si Parku Kombëtare I Velipojës, Liqeni I Shkodrës, Lumi Buna dhe pika turistike e Thethit.

Ndërkohe Zonat e Mbrojtura në të gjithë vendin, përveçse mbrojtëse dhe garantuese të larmisë së botës së gjallë, shërbejnë edhe si burim ekzistence, të mirash materiale dhe të ardhurash për komunitetin.