Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës po njohin një fluks të lartë vizitorësh kete sezon. Sipas të dhënave të Administratës së Zonave të Mbrojtura, destinacionet më të frekuentuara vijojnë të jenë Thethi dhe Velipoja, të cilat po shënojnë numër rekord vizitorësh krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme. Rreth 100 mijë turistë vendas dhe të huaj, ndërsa rreth 60 mijë prej tyre kanë mbërritur vetëm gjatë dy muajve të fundit.

Ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional po ndikon edhe në mbarëvatjen e këtij sezoni bënë të ditur drejtori i ADZM Shkodër Agim Dardha.

Drejtuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura vlerësojnë se tendenca e rritjes së vizitorëve pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, duke e bërë këtë një nga sezonet më të suksesshme turistike.

Artikulli paraprak“IN MEMORIAM”, VLERËSOHEN KIRURGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërTURIZMI NË RRITJE NË LEZHË