Ligji i ri që është propozuar për zonat e mbrojtura në Shqipëri pritet që të ketë disa ndryshime të rëndësishme.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura shprehet se në thelb është modernizimi i këtyre zonave dhe disa kritere më të forta për mbrojtjen e tyre nga shkatërrimi 25 vjeçar. Aktualisht janë dy zona të mbrojtura që janë propozuar Parku Kombëtar i Alpeve në Theth dhe Porto Palermo për ta zgjeruar nga 16% në 18% sipërfaqen e zonave të mbrojtura. Sa i përket hidrocentraleve që mendohej të ndërtoheshin në Theth ky projekt ka rënë poshtë për ministrinë e energjetikës ndër kërkohet vetëm të sigurohen kontratat aktuale që ministria ka. Pak ditë më parë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prezantoi zonimin e liqenit të Shkodrës duke folur edhe për ligjin e ri që pritet të kalojë në Parlament.

Artikulli paraprakPREJ 52 DITËSH KËRKESË PËR TITUJ NDAJ VLAHUTIN DHE LU
Artikulli tjetërNXORI PISTOLETËN, PEZULLIM DHE PROCEDIM PËR SHEFIN LAZRI